Lidhje

Presidenti Obama njofton 'Power Africa'


Presidenti amerikan Barack Obama vizitoi ishullin Robben, burgu ku Nelson Mandela vuajti për 18 vjet dënimin për luftën e tij për përmbysjen e aparteidit.

Presidenti që kishte vizituar këtë burg për herë të parë kur ishte senator në vitin 2006, shoqërohej këtë radhë nga e shoqja Michelle dhe vajzat e tij.

Familja presidenciale pa qelinë e vogël ku ishte mbajtur Mandela, si edhe guroren ku ai dhe udhëheqës të tjerë të Kongresit Kombëtar Afrikan bënin punë të detyruar.

Zoti Obama më pas mbajti një fjalim në Universitetin në Cape Town, ku ai njoftoi për një program të ri të quajtur Power Africa, me synimin për të dyfishuar qasjen e energjisë elektrike në Afrikën nënsahariane.

Shtetet e Bashkuara do të akordojnë 7 milionë dollarë për këtë projekt, duke punuar me qeveritë dhe firmat e sektorit privat për të pajisur me energji elektrike 20 milionë familje.
XS
SM
MD
LG