Lidhje

Obama, Romney përqëndrohen në politikën e jashtme


Kandidati republikan Mitt Romney mbajti një fjalim në Forumin e Nismës Globale Clinton në New York, ku ai shpalosi disa nga synimet e politikës së tij të jashtme. Në forum merrnin pjesë udhëheqës botërorë.

Zoti Romni tha se ai ka në plan të fillojë ato që ai i cilësoi “Pakte të mirëqenies” me vendet në zhvilim.

Sipas këtij plani, qeveria dhe sektori privat i Shteteve të Bashkuara do t’i identifikonte barrierat ndaj investimeve dhe tregtisë me vendet në zhvillim. Sipas planet të zotit Romney, Shtetet e Bashkuara do t’u jepnin ndihmë vendeve që i heqin këto pengesa dhe i hapin tregjet për investimet amerikane.

Kandidati republian për president tha se programet e ndihmave që ndihmojnë në nxitjen e frymës së lirë në biznes krijojnë mirëqenie afatgjatë, ndërsa një paketë e përkohëshme ndihmash mund të ndihmojë vetëm në një shtysë për ekonominë, por jo në mbështetjen e saj.
XS
SM
MD
LG