Lidhje

Obama dhe Romni përgatiten për debatin e parë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe rivali i tij republikan, Mit Romni, po përgatiten për fazën e ardhëshme të sezonit të zgjedhjeve 2012, për debatet presidenciale. Të dy kandidatët do të zhvillojnë debatin e tyre të parë nga tri debatet, në Denver të Kolorados të mërkurën. Në temat që do të diskutohen përfshihen ekonomia, kujdesi shëndetësor dhe roli i qeverisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Alex Villarreal na informon se shumë ananlistë janë të mendimit se është zoti Romni ai që duhet të provojë më shumë.

Pak ditë para debatit të parë, Presidenti Obama e përqendroi fjalimin e tij javor në radio dje në një nga temat kryesore, tek ekonomia. Presidenti kritikoi Kongresin, veçanërisht republikanët, që nuk kanë veptuar për një plan që do t’u kursente pronarëve të shtëpive

"E vërteta është se do të duhet kohë që tregu i shtëpive të rimëkëmbet plotësisht. Por do të duhet shumë më tepër kohë dhe natyrisht më shumë sakrifica, nëse Kongresi vazhdon të bëhet pengesë”.

Presidenti është kritikuar se nuk ka bërë sa duhet për krizën e tregut të banesave. Por ai tha në fjalimin e tij se ky treg po përmirësohet. Ky nuk është e vetmi lajm i mirë për ekonominë.

Shifrat e rishikuara të Departamentit të Punës tregojnë se vendi ka më tepër njerëz të punësuar sot se sa kur Presidenti Obama mori detyrën në janar të vitit 2009. Këto shifra kundërshtojnë pretendimin e zotit Romni se vendi ka humbut disa qindra mijëra vende punën nën administratën Obama.

Zoti Romni e humbet këtë armë të fushatës së tij pas dy javësh të vështira pasi u pulikua një video ku ai u thoshte përkrahësve të tij të pasur se 47 përqind e votuesve e konsiderojnë veten “viktima” dhe që duhet të kenë mbështetjen e qeverisë.

Methju Doud, kryestrategu i fushatës së vitit 2004 të presidentit Xhorxh W. Bush, tha në kanalin televiziv ABC News se debatet janë me rëndësi kritike për zotin Romni.

"Gara e tij është 5 apo 6 përqind më e ulët se më parë. Ai nuk do që të jetë në një situatë që të mbetet prapa dhe të mos jetë në gjendje t’ia arrijë presidentit. Ai duhet ta rikuperojë këtë pozitë më 3 tetor dhe duhet ta bëjë mirë. Në fakt, mendoj se gara do të ngushtohet. Ai do të paraqitet në debat mjaft mirë, por duhet patjetër ta bërë këtë”.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Presidenti Obama ka avantazh të ndjeshëm ndaj ish guvernatorit të Masaçusets në shumë nga shtetet që pritet të vendosin rezultatin e zgjedhjeve të 6 nëntorit. Duke pritur me optimizëm debatet, zoti Romni e ka njohur rëndësinë e tyre.

"Ky do të jetë një shans i mirë për presidentin dhe për mua që të bidesojmë me popullin amerikan rreth pikpamjeve tona”.

Megjithë pikpamjet e tyre për çështjet në diskutim, Doud thotë se efekti i debatit të kandidatëve tek votuesit ka të bëjë më shumë me stilin e tyre se sa me përmbajtjen.

"Në se i hedhim një vështrim historisë së bebateve, ato nuk kanë të bëjnë në fakt me politikat nuk kanë të bëjnë me faktet. Njerëzit kanë dëgjuar shumë për këto. Ata kanë parë e kanë dëgjuar mjaft. Ata e kanë gjithëçka të qartë. Debati ka të bëjë më shumë me cilësitë e personave, me personalitetin e tyre, me sjelljen e tyre”.

Çështjet e politikës së jashtëme po rezervohen për debatin e dytë dhe të tretë, të caktuar për më 16 dhe 22 tetor. Por kandidatët janë tashmë në konkurencë për këtë temë, të dy zhvilluan diskutime telefonike me kryeministrin e Izraelit të premten për temën se si të parandalohet Irani të ndërtojë një armë bërthamore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG