Lidhje

Obama: terroristët nuk kanë për t’i mundur kurrë SHBA


"15 vjet më parë, një ditë shtatori e cila filloi si çdo ditë tjetër, u bë një nga ditët më të errëta në historinë e vendit tonë”, - tha Presidenti Obama në fjalimin e tij të përjavshëm.

Të dielën mbushen 15 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara në Nju Jork, Pensilvani dhe Pentagon.

Presidenti tha se rreth "3,000 jetë të pafajshme humbën në atë ditë shtatori. Ata ishin të profesioneve të ndryshme, u përkisnin racave dhe besimeve të ndryshme fetare, nga e gjithë Amerika dhe nga vende të tjera të botës.”

Presidenti Obama tha se në këta 15 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra “por e rëndësishme është të kujtojmë se çfarë kanë mbetur të pandryshuara janë vlerat thelbësore që na përcaktojnë se si amerikanë. Aftësia ripërtëritëse që na fuqizon… terorristët nuk kanë për të qenë kurrë të aftë t’i mundin Shtetet e Bashkuara,”- tha Presidenti.

Të dielën, në ditën e përvjetorit të 11 shtatorit të vitit 2001, në Shtëpinë e Bardhë është në plan të zhvillohet një ceremoni përkujtimore, ku do të mbahet një minutë heshtje në respekt të viktimave. Më vonë, Presidenti Obama pritet të flasë në një ceremoni në Pentagon për të nderuar njerzit që u humën jetën në sulmet e 11 shtatorit.

XS
SM
MD
LG