Lidhje

Obama, SHBA dhe aleatët e tyre në Afganistan po bëjnë përparim


Obama, SHBA dhe aleatët e tyre në Afganistan po bëjnë përparim
Obama, SHBA dhe aleatët e tyre në Afganistan po bëjnë përparim

Presidenti amerikan Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Afganistan po bëjnë përparim dhe do të fillojnë kalimin e kontrollit tek qeveria afgane vitin e ardhshëm.

Presidenti Obama paraqiti sot në Shtëpinë e Bardhë strategjinë e rishikuar të administrates në Afganistan dhe Pakistan. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të luftojnë pa u lodhur kundër al-Kaidës, drejtuesit e të cilës tha presidenti po përballen me më shumë presion kur vjen puna për të bërë rekrutime, trajnime dhe udhëtime. Megjithatë tha presidenti, al-Kaida mbetet një kërcënim dhe vazhdon të ketë në shënjestër Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama tha gjithashtu se përparimet e bëra nga forcat afgane dhe ndërkombëtare kundër talebanëve në Afganistan mbeten të brishta dhe të paqëndrueshme.

Presidenti tha se kërkohet më shumë bashkëpunim nga Pakistani për të mos lejuar vendstrehime për terroristët përgjatë zonave kufitare me Afganistanin. Ai i quajti marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Pakistanit të rëndësishme, por jo të qëndrueshme.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Pakistani duhet dhe mund të bëjë më shumë për të ndërprerë kalimin e kryengritësve përmes kufirit.





XS
SM
MD
LG