Lidhje

Obama: SHBA dënon dhunën qeveritare ndaj protestuesve paqësorë në Lindjen e Mesme dhe kudo gjetkë

  • Kent Klain

Obama: SHBA dënon dhunën qeveritare ndaj protestuesve paqësorë në Lindjen e Mesme dhe kudo gjetkë

Obama: SHBA dënon dhunën qeveritare ndaj protestuesve paqësorë në Lindjen e Mesme dhe kudo gjetkë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, po u bë thirrje udhëheqësve të Lindjes së Mesme të tregohen të përmbajtur në trajtimin e protestesve anti qeveritarë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Kent Klain nga informon nga Shtëpia e Bardhë se presidenti ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj demonstruesve në Bahrein, Libi dhe Jemen.

President Obama lëshoi një deklaratë me shkrim, në të cilën shpreh kundërshtimin e tij ndaj dhunës së djeshme, të cilën ua lexoi gazetarëve sekretari i shtypit Xhej Kerni në avioni presidencial,Air Force One.

"Jam thellësisht i shqetësuar nga lajmet për dhunën në Bahrein, Libi dhe Jemen. Shtetet e Bashkuara dënojnë përdorimin e dhunës qeveritare ndaj protestuesve paqësorë në ato vende dhe kudo gjetkë që ajo mund të ushtrohet”.

Zoti Kerni tha se në deklaratën e tij presidenti u shprehu ngushëllimet familjeve dhe miqve të atyre që u vranë gjatë trazirave dhe bëri thirrje për përmbajtje.Kudo që ata jetojnë, njerëzit kanë disa të drejta universale, përfshirë të drejtën e grumbullimeve paqësore. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje qeverive të Bahreinit, Libisë dhe Jemenit të tregojnë përmbajtje në përgjegjen e tyre ndaj protestuesve paqësorë dhe të respektojnë të drejtat e popujve të tyre”.

Ndërsa presidenti po udhëtonte nga San Fançisko e Kalifornisë në Portland të Oregonit, Kerni u tha gazetarëve se zoti Obama po informohet rregullisht për gjendjen në secilin nga vendet e Lindjes së Mesme.

"Duket qartë se ai ka me vete këshilltarët e sigurimit kombëtar. Gjatë disa javëve që kur shpërthyen demonstratat në Lindjen e Mesme, ai ka ngarkuar stafin e këshillit të sigurimit kombëtar që ta informojë më shpesh për gjendjen”.

Ushtarët në Bahrein hapën zjarr dje kundër demonstruesve anti qeveritarë. Në Libi, protestuesit u përleshën me forcat e sigurimit pas funeralit të 15 njerëzve që u vranë gjatë dhunës. Në Jemen, kundër demonstruesve u përdor gaz lotsjellës dhe municion ushtarak gjatë përleshjeve të tyre me policinë kundër trazirave dhe përkrahësve të qeverisë.

Në Departamentin amerikan të Shtetit, zëdhënësi Filip Krouli tha dje se dhuna nuk është përgjigja e duhur dhe se qeveritë duhet të jenë përgjegjese ndaj popujve të tyre.

"Kjo është një dinamikë e re në rajon. Këto lloj protestash nuk do të shuhen. Tashti u përket qeverive të përballojnë këtë realitet të ri, të angazhohen për reforma dhe t’i vënë ato në zbatim”.

Bahreini dhe Jemeni janë aleatë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Udhëheqësit e atyre vendeve dhe të vendeve të tjera kanë përballë demonstrata anti qeveritare, pas kryengritjeve që rëzuan nga pushteti udhëheqësit e Tunizisë dhe Egjiptit.

XS
SM
MD
LG