Lidhje

Obama në Malajzi: Partneritet transpaqësor


Presidenti Barak Obama zhvilloi bisedime me kryeministrin malajzian ndërsa vazhdon turneun e tij në katër vende aziatike. Kjo është vizita e parë në Malajzi e një presidenti amerikan në 5 dekada.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri Naxhib Razat shprehu mirënjohjen për ndihmën amerikane për të ndihmuar në kërkimet për avionin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airline.

Presidenti Obama u zotua se do të vazhdojë të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme në kërkimet për avionin, që ka humbur prej shtatë javësh. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Malajzia janë duke i zhvilluar marrëdhëniet ekonomike mes të dy vendeve.

Të dy udhëheqësit thanë se kishin rënë dakord mbi një partneritet të rëndësishëm dhe për të bashkëpunuar në kuadrin e traktatit për Partneritetin Transpaqësor, si dhe për nismën e sigurisë bërthamore, të cilat Malajzia i ka kundërshtuar në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG