Lidhje

Obama: SHBA thellësisht të shqetësuara nga problemet e Euros

  • Zëri Amerikës

Obama: SHBA thellësisht të shqetësuara nga problemet e Euros

Obama: SHBA thellësisht të shqetësuara nga problemet e Euros

Presidenti amerikan Barak Obama tha se tregjet financiare globale do të vazhdojnë të përfshihen nga trazirat nëse udhëheqësit evropian nuk marrin veprime vendimtare.

Zoti Obama e bëri këtë paralajmërim gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren australiane Julia Gillard në Canberra.

Zoti Obama tha se udhëheqësit evropianë duhet të hartojnë një plan konkret për t’i treguar tregjeve financiare se do të mbështesin euron pavarësisht shqetësimeve që ka sjellë kriza e borxhit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po konsultojnë nga afër me zyrtarët evropianë dhe vlerësojnë dëshirën e mirë të presidentit francez Nikola Sarkozi dhe kancelares gjeramane Angela Merkel për të zgjidhur krizën. Megjithatë presidenti amerikan tha se problemi kryesor me të cilin përballet eurozona është vullneti politik duke shtuar se mbetet thellësisht i shqetësuar rreth ndikimit të që do të ketë kriza e borxhit në ekonominë botërore.

XS
SM
MD
LG