Lidhje

Presidenti Obama shkon në Orlando


Presidenti amerikan Barack Obama shkon sot në Orlando të Floridës, për të ushtruar atë që Shtëpia e Bardhë e quajti “përgjegjësinë e tij solemne” dhe për të ngushëlluar një komunitet në zi.

Vizita e Presidentit Obama pason vrasjen në masë të së dielës në një klub nate homoseksualësh në qytet, që shkaktoi vdekjen e 49 personave dhe plagosjen e 53 të tjerëve. Presidenti do të takohet me familjet e viktimave, të mbijetuarit si edhe policinë, ekipet e ambulancave, imfermierët, doktorët dhe kirurgët që ndihmuan në trajtimin e të plagosurve.

“Presidenti e ka të qartë se është simboli i vendit. Dhe kur udhëton tek një komunitet dhe takohet me një familje që ka pësuar një tragjedi të tmerrshme, ai jep mesazhin e ngushëllimeve dhe mbështetjes në emër të popullit amerikan. Dhe presidenti e merr këtë përgjegjësi shumë seriozisht”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest.

Ai shtoi se mbështetja e zotit Obama do të jetë “një konfirmim i fuqishëm” për komunitetin LGBT që u vu në shënjestër.

Ndërkohë, komisioni i Senatit për Sigurinë Kombëtare po i kërkon Facebook-ut që që të vërë në dispozicion çdo lloj të dhëne që ka për llogarinë e autorit të sulmit, Omar Mateen.

Në një letër dje, kryetari Ron Johnson tha se personeli i tij kishte siguruar informacion se Mateen kishte postuar disa here në Facebook të dielën, përfshirë betimin për besnikëri ndaj udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Balr al-Baghdadi dhe thirrjen ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të ndalin bombardimin e militantëve.

Mateen tha gjithashtu se do të kishte sulme të tjera në Shtetet e Ligjvënës të tjerë duan të dine më shumë për kontaktin e mëparshëm të FBI-së me Mateen, që hetuesit e kishin intervistuar në vitin 2013 dhe 2014, pasi ai u kishte folur kolegëve të tij për lidhje me al-Kaidën. Agjentët nuk i kishin verifikuar dot akuzat dhe e kishin mbyllur hetimin.

XS
SM
MD
LG