Lidhje

Obama: "Thellësisht i shqetësuar" nga situata në Kobani


Presidenti Barack Obama thotë se është “thellësisht i shqetësuar” për qytetin sirian Kobani, që luftëtarët kurdë po përpiqen të mos e lënë në duart e grupit Shteti Islamik. Zoti Obama u takua dje me rreth 20 ministra mbrojtjeje të vendeve të tjera në një bazë ajrore amerikane pranë Uashingtonit, për të diskutuar mbi luftën kundër militantëve.

“Në këtë fazë, rreth 60 vende po kontribuojnë për koalicionin, nga të cilët 20 janë të përfaqësuar sot këtu. Ndër ta janë Iraku, vende arabe, Turqia, aleatë të NATO-s, dhe vende partnere nga e gjithë bota.”

Ndërkohë në Siri, shpërthime të fuqishme krijuan shtëllunga tymi në qiellin e Kobanit ndërsa militantë nga grupi Shteti Islamik përpiqen të marrin në kontroll qytetin kufitar.

“Kjo nuk mund të jetë thjesht një fushatë ushtarake. Duhet të jetë një fushatë që përfshin të gjitha dimensionet e fuqisë sonë. Duhet të komunikojmë më mirë një vizion alternativ për ata që po tërhiqen në këtë luftë në Irak dhe Siri.”

Pentagoni thotë se avionë luftarakë amerikanë dhe sauditë ndërmorën 21 goditje ndaj objektivave të Shtetit Islamik, duke ngadalësuar avancimin e tyre për marrjen nën kontroll të Kobanit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG