Lidhje

Presidenti Obama në favor të rrugës diplomatike dhe sanksioneve


Presidenti amerikan Barack Obama thotë se "diplomacia e fuqishme dhe parimore" duhet të jenë rrugët për të përballuar një numër sfidash të poliitkës së jashtme, nga Irani e deri tek Siria.

Gjatë fjalimit të tij të përvitshëm për gjendjen e vendit, para Kongresit dje, zoti Obama tha se një kombinim i diplomacisë dhe sanksionesh të rrepta ndërkombëtare ia kanë arritur të frendojnë përparimin e Iranit drejt zhvillimit të programit bërthamor.

Ai u zotua se do t’i vinte veton cdo ligji që përfshinte sanksione të reja ndaj Iranit që mund të pengonin bisedimet aktuale me republikën islamike.

"Ashtu sic negociuan John F. Kennedy dhe Ronald Reagan me Bashkimin Sovjetik, një Amerikë e fortë dhe vetëbesuese mund të negociojë sot me kundërshtarë më të dobët”.

Zoti Obama tha se përpjekjet e tjera diplomatike të administratës, që nga masat për të mos lejuar materialet bërthamore në duart e terroristëve e deri tek eliminimi i arsenalit sirian të armëve kimike, janë pjesë e objektivit të tij për ta nxjerrë Amerikën nga ajo që ai e quan “gjendje e përhershme lufte”.

"Si komandant i përgjithshëm, unë e kam përdorur forcën kur ka qenë e nevojshme për të mbrojtur popullin amerikan dhe nuk do te hezitoj kurrë ta bëj një gjë të tillë përsa kohë të jem në detyrë. Por unë nuk do t’I vë trupat në rrezik nëse nuk është me të vërtetë e nevojshme; nuk do të lejoj që bijtë dhe bijat tona të jenë peng i konflikteve të hapura. Ne duhet të luftojmë ato beteja që janë të nevojshme dhe jo ato ku terroristët duan që ne të angazhohemi: dislokime në shkallë të gjerë që shterojnë forcat tona dhe që në fund të fundit mund të ushqejnë ekstremizmin”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të lënë një forcë të kufizuar në Afganistan për të ndihmuar me trajnimin e forcave afgane për crrënjosjen e forcave të al-Kaidës, ndërsa përgatiten për të përfunduar misionin 13 vjecar në në atë vend në fund të vitit.

Zoti Obama i bëri gjithashtu thirrje Kongresit që të miratojë legjislacionin për mbylljen e bazës në Gjirin e Guantanamos, ku qindra të ndaluar nga lufa në Afganistan po mbahen prej më shumë se një dekade.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG