Lidhje

Fjalimi i përjavshëm i presidentit Obama: Reforma e borxheve studentore

  • Zëri Amerikës

Fjalimi i përjavshëm i presidentit Obama: Reforma e borxheve studentore

Fjalimi i përjavshëm i presidentit Obama: Reforma e borxheve studentore

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se plani i tij për reformën e kredive për studentët do të sigurojë që Shtetet e Bashkuara të kenë numrin më të madh të njerëzve me arsim të lartë në botë.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, ditën e sotme, presidenti Obama tha se plani, që Kongresi e miratoi javën e kaluar, gjithashtu do t’u kursejë 68 miliardë dollarë taksapaguesve. Plani eliminon subvencionet për bankat private që kanë shërbyer si ndërmjetës për huatë e studentëve.

Fondet e kursyera nga ky plan, do të përdoren për grantet e studentëve dhe programe të tjera.

Sipas këtij plani, bankat private do të vazhdojnë të kenë një rol në dhënien e huave federale për studentët, duke grumbulluar borxhet në emër të qeverisë.

XS
SM
MD
LG