Lidhje

Takim Obama-Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë


Dy javë pas sulmeve terroriste në Bruksel, presidenti i SHBA Barack Obama u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të diskutuar mbi luftën kundër grupit militant Shteti Islamik dhe për një bashkëpunim më të madh në një kohë të trazuar për botën, siç e quajti zoti Obama.

Presidenti i SHBA vlerësoi kontributin e NATO-s në Irak dhe Jordani, ku Aleanca po ndihmon në trajnimin e forcave lokale për t’iu kundërvënë Shtetit Islamik.

Të dy udhëheqësit diskutuan edhe mbi Afganistanin. Presidenti Obama e quajti NATO-n një partnere të jashtëzakonshme për të sjellë stabilitet në këtë vend të Azisë Jugore. Afganistani do të jetë një nga pikat kryesore të diskutimit në samitin e NATO-s që do të mbahet në korrik në Varshavë.

Ndër temat e tjera në takim ishte kriza e emigrantëve dhe refugjatëve me të cilën po përballet Evropa, reagimi i NATO-s ndaj përfshirjes së Rusisë në Ukrainë, si dhe përgatitjet për samitin në Poloni.

XS
SM
MD
LG