Lidhje

SHBA, konsultime me vende të tjera për survejimet


Presidenti Barack Obama thotë se Shtetet e Bashkuara po konsultohen me vendet e Bashkimit Evropian dhe vende të tjera rreth programeve sekrete amerikane të survejimit, për të parandaluar abuzimin me to.

Zoti Obama pranoi gjatë një konference për shtyp në Stokholm të Suedisë, se përparimet e teknologjisë kanë shtuar mundësinë e abuzimit me programet.

Zoti Obama, presidenti i parë amerikan që viziton Suedinë, tha se programet amerikane të survejimit në arenën ndërkombëtare përqëndrohen në aspekte që lidhen me interesat e sigurisë kombëtare, duke përfshirë kundër-terrorizmin, kontrollin e armëve të shkatërrimit në masë dhe sigurinë kibernetike.

Presidenti tha se ato nuk përqendrohen tek survejimi i individëve që nuk kanë lidhje më këto probleme shqetësuese.
XS
SM
MD
LG