Lidhje

Obama synon të ulë në 28 për qind normën e taksimit të korporatave


Obama synon të ulë në 28 për qind normën e taksimit të korporatave
Obama synon të ulë në 28 për qind normën e taksimit të korporatave

Presidenti amerikan Barak Obama synon të ulë nga 35 në 28 për qind normën e taksimit të korporatave. Ndërkohë presidenti synon gjithashtu të eliminojë dhjetëra shkurtime taksash që gëzojnë kompanitë amerikane.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner parashtroi sot propozimin, dy ditë para se kandidati republikan në zgjedhje dhe njëkohësisht investitor i fuqishëm, Mitt Romney, të paraqesë propozimin e tij për skemën e taksave.

Zyrtarët qeveritarë thonë se plani do të ulte taksën për kompanitë e prodhimit industrial nga 32 për qind që është aktualisht në 25 për qind. Por propozimi do të rriste taksat për kompanitë e naftës dhe gazit. Gjithashtu, në bazë të propozimit, për herë të parë kompanive amerikane me seli jashtë vendit do t’u kërkohej të paguanin një taksë minimale për fitimet e tyre në vend të huaj.

XS
SM
MD
LG