Lidhje

Obama disi optimist për çështjen fiskale


Presidenti Barak Obama thotë se është disi optimist se marrëveshja për të kapërcyer katastrofën fiskale të arrihet. Korrespondenit i Zërit të Amerikës, Kent Klain, na informon nga Shtëpia e Bardhë se presidenti foli për këtë çështje mbrëmë pas takimit që pati me ligjvënësit më të lartë nga të dy partitë.

Zoti Obama shprehu frustrimin e tij me përplasjet partiake që kanë vazhduar pothuajse deri në afatin e fundit. Por ai tha se takimi i tij një orësh me udhëheqësit e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë ishte i mirë dhe konstruktiv.

Si rezultat, ai tha se demokrati më i lartë në Senat, udhëheqësi i shumicës, Heri Rid, dhe republikani më i lartë, udhëheqësi i pakicës, Miç Mekonëll, do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje para skadimit të afatit të hënën.

“Jam disi optimist se marrëveshja mund të arrihet. Askish nuk do të fitojë 100% të atyre që do, por le të sigurohemi se familjet e shtresës së mesme dhe ekonomika amerikane, madje edhe ekonomia botërore nuk do të ndikohen negativisht sepse njerëzit nuk mund të bëjnë punën që u takon”.

Nëse nuk arihet një marrëveshje deri të hënën, taksat për të gjithë amerikanët do të ngrihen, kompensimet e papunësisë do të ndërpriten dhe do të bëhen shkurtime të thella në programet qeveritare, duke përfshirë edhe mbrojtjen. Nëse udhëheqësit e Senatit nuk mund të bien dakord, presidenti tha se do t’i kërkojë zotit Rid të miratojë një projekt-ligj që do të ndalonte shumicën e pasojave negative të të ashtuquajturës katastrofë fiskale.

Ai tha se Mekonëll dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër, nuk duhet ta pengojnë votimin.

“Unë besoj se një propozimi i tillë do të miratohej nga të dyja dhomat e Kongresit me shumicë nga të dyja partitë, nëse udhëheqësit lejojnë mbajtjen e votimit. Nëse anëtarët e Dhomës së Pëfaqësuesve dhe të Senatit duan të votojnë kundra është e drejta e tyre, por gjithkush duhet lejuar të votojë”.

Pas takimit me presidentin, zoti Mekon]ëll tha se mbetej me “shpresë dhe optimist” që marrëveshja mund të arihet dhe se ligjvënësit mund të votojnë për një propozim të djelën, kur Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati të mblidhen në sesion.

Zoti Rid u zotua të bëjë gjithçka të mundet për të parandaluar ngritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve që kërcënojnë ekonominë e vendit.

Demokrati më i lartë në Senat tha se po përgatit një projekt-ligj për t’u hedhur në votë të hënën që do të parashikonte ngritjen e taksave për amerikanët me të ardhura mbi 250 mijë dollarë në vit që është edhe propozimi fillestar i presidentit Obama.

Presidenti e ngriti shifrën në 400 mijë, ndërsa republikanët donin që kufiri të ishte tek një milionëshi.

Kris Krueger, analist në Guggenheim Securities, thotë se shumica e amerikaëve ndajnë frustrimin me presidentin për shkak të paftësisë së Uashingtonit që të gjejë zgjidhje.

“Kur flet me njerëzit në rrugë, shumica thonë se nuk mund ta imagjinojnë që Kongresi të jetë kaq i papërgjegjshëm dhe foshnjarak që duket sikur anëtarët i marrin lodrat në shtëpi dhe nuk zgjidhin atë që do t’i sillte dëme ekonomisë”.

Shtetet e Bashkuara kanë përballë katastrofën fiskale sepse taksat e shkurtuara që u vunë në zbatim nga presidenti Xhorxh W. Bush skadojnë në fund të këtij viti.

Shkurtimet automatike të shpenzimeve dhe ngritja e taksave u shtynë vitin e kaluar si një nxitje që të dy partitë të ulnin deficitin, pasi ato nuk arritën të binin dakord për shkurtime më të mëdha buxhetore në atë kohë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG