Lidhje

Obama sfidon ligjvënësit për zgjidhje fiskale


Presidenti Barak Obama u ka thënë udhëheqësve të Kongresit të punojnë për arritjen e një marrëveshjeje për të parandaluar katastrofën fiskale, pra ngritjet e taksave më një janar dhe shkurtimin drastik të shpenzimeve që shumë ekonomistë thonë se do t’i shtynin përsëri Shtetet e Bashkuara në recesion. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson, na sjell hollësi.

Paraqitja e zotit Obama në konferencë shtypi dje erdhi në valën e një pesimizmi të theksuar se marrëveshja mund të mos arrihet dhe pasi shumica e anëtarëve të Kongresit u lartuan nga Uashingtoni për pushimet e Krishtlindjeve.

Të enjten, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër, vendosi të paraqiste për votim një plan alternativ për taksat.

Por ai nuk arriti të fitonte mbështetjen e republikanëve për propozimin e tij për ngritjen e taksave për ata që kanë të ardhura mbi një milion dollarë dhe u detyrua ta tërhiqte projekt-ligjin, një disfatë kjo e turpëshme për të.

Presidenti Obama tha se kishte folur me zotin Bejnër në telefon dhe se ishte takuar gjithashtu me udhëheqësin e shumicës në Senat, Henri Rid. Presidenti u bëri thirrje atyre të gjejnë një zgjidhje të ndërmjetme para fundit të vitit.

"Brenda pak ditëve të ardhëshme, unë u kam kërkuar udhëheqësve të Kongresit të punojnë për një paketë që të parandalojë ngritjen e taksave për shtresën e mesme të amerikanëve, për të vazhduar sigurimet e papunësisë për dy milionë amerikanë dhe për të krijuar kushtet për veprimet e mëtejshme si për rritjen ekonomike ashtu edhe për uljen e deficitit. Ky është një objketiv i arritshëm. Kjo mund të realizohet në 10 ditë”.

Duke thënë se “askush nuk siguron 100 përqind të çfarë dëshiron”, zoti Obama tha se me gjetjen e një zgjidhjeje të ndërmjetme, të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, ai do ta nënshkruante në ligj menjëherë para 1 janarit.

Më herët, Bejnër mbajti përgjegjës përsëri Presidentin Obama për shngien e katastrofës fiskale dhe Senatit të kontrolluar nga demokratët.

"Prandaj nëse presidenti dhe Kongresi nuk marrin masa, takast do të ngrihet për pothuajse të gjithë amerikanët dhe shkurtimet shkatëruese të buxhetit të mbrotjes dot ë hynë në fuqi brenda 10 ditëve”.

Senator Rid i bëri thirrje zotit Bejnër të lejojë votimin në Dhomën e Përfaqësuesve të propozimit të Presidentit Obama për ngritjen e taksave për ata me të ardhura 400 mijë dollarë në vit ose më shumë dhe tha se Bejnër nuk duhet të fajësojë zotin Obama ose demokratët.

"Ta na fajësosh neve për tradhëtinë që ndodhi atje, zoti Kryetar, është e pabesueshme”.

Analistët paralajmërojnë për pasoja të rënda në ekonominë amerikane dhe në besimin e botës ndaj Uashingtonit nëse Uashingtoni nuk është në gjendje të zgjidhë divergjencat.
Alan Blainder është profesor i ekonomisë dhe çështjeve publike në Universitetin Princeton dhe ish kryetar i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara.

"Nuk i sjell asnjë të mirë vendit, veçanërisht një vendi të madh si Shtetet e Bashkuara, që të bëhet qesharak në sytë e botës dhe ne jemi bërë qesharakë në sytë e botës”.

Profesori i ekonomisë në Universitetin Harvard, Martin Feldshtain paralajmëron se Shtetet e Bashkuara mund të zhyten përsëri në recesion.

"Nëse ekonomia jonë do të shkojnë përsëri në recesion, veëanërisht në një recesion të rëndë, do të dëmtohen importet nga pjesa tjetër e botës dhe për këtë ata shqetësohen, dhe natyrisht që ato do të kenë ndikim edhe në tregjet financiare”.

Pas deklaratave të zotit Obama dje, një zëdhënës i Kryetarit Bejnër tha se presidenti nuk ka paraqitur një plan të balancuar për uljen e deficitit, por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve “ka shpresë” se do të kthehet pas Krishtlindjeve me përpjekejt për të gjetur një zgjidhje.

Pasi i sfidoi ligjvënësir për të hartuar një plan të ndërmjetëm fiskal, Presidenti Obama u largua nga Shtëpia e Bardhë për në Havai për pushime me të shoqen, Mishellë Obama dhe vajzat,Sasha and Malia.
XS
SM
MD
LG