Lidhje

Presidenti Obama kërkon pakësimin e taksave për klasën e mesme


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha se është e pa-pranueshme për disa republikanë në Kongres që të mbajnë peng pakësimin e taksave për klasen e mesme, sepse ata refuzojnë shtimin e taksave për amerikanët e pasur.

Presidenti Obama tha në fjalimin e përjavshem sot se taksat e një familjeje tipike amerikan të klasës së mesme me katër anëtarë, do të shtoheshin me më tepër se 2 mijë dollarë në qoftë se ngritja e taksave hyn në fuqi më 1 janar.

Presidenti Obama, i cili fjalimin e tij javor e mbajti nga një fabrikë lodrash në shtetin e Pensylvanisë, i bëri thirrje popullit amerikan që t’i kontaktojnë përfaqësuesit e tyre në Kongres për t’i njohur lidhur me ndikimin që do të ketë humbja e 2 mijë dollarëve për çdo familje amerikane.

Presidenti Obama dëshiron të shkurtojë taksat për çdo familje me të ardhura më pak se 250 mijë dollarë në vit. Kurse Republikanët kërkojnë paksimin e taksave edhe për amerikanët e pasur.

Senatori Orrin Hatch nga shteti veri-përendimor, Utah në përgjigjen e tij në emër të partisë Republikane kritikoi planin e Presidentit për taksa duke e cilësaur atë si “Jo serioz.”

XS
SM
MD
LG