Lidhje

Obama: Tani është koha për të investuar për përparimin e Amerikës

  • Zëri Amerikës

Obama: Tani është koha për të investuar për përparimin e Amerikës

Obama: Tani është koha për të investuar për përparimin e Amerikës

Presidenti amerikan Barak Obama tha sot para përfaqësuesve të biznesit se tani është koha për të investuar për përparimin e Amerikës.

Në një fjalim në Dhomën Amerikane të Tregtisë, zoti Obama tha se kompanitë kanë rezerva në kesh në shumën 2 trilionë dollarë.

Ai u bëri thirrje bizneseve t’i vënë këto fonde në punë për të zgjeruar operacionet e prodhimit dhe për të hapur vende të reja pune, në mënyrë që të përballojnë kërkesat në rritje.

Presidenti u zotua të bëjë më shumë për të lehtësuar veprimtaritë e biznesit duke ulur taksat dhe duke thjeshtuar rregullat. Ai po ashtu nënvizoi nevojën për një krah pune të kualifikuar dhe për përmirësimin e infrastrukturës së biznesit për t’i shërbyer tregut.

Zoti Obama dhe përfaqësues të biznesit kanë shkëmbyer më parë akuza lidhur me çështje ekonomike dhe politike. Presidenti tha se po punon me sa mundet për të ndihmuar bizneset dhe u përpoq të bindte drejtuesit e korporatave të heqin dorë nga mospajtimet politike për të mirën e vendit dhe ekonomisë amerikane.

XS
SM
MD
LG