Lidhje

Obama, thirrje Kongresit për ngritjen e tavanit të borxhit


Presidenti amerikan Barack Obama po i bën thirrje Kongresit të miratojë me shpejtësi ngritjen e tavanit të borxhit dhe tha se mbështet rregulla “të ndjeshme” për kontrollin e armëve në përpjekje për të parandaluar në shumë tragjedi masive në vend.

Më pak se një javë nga fillimi i mandatit të tij të dytë, zoti Obama tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë sot se do të ishte e “qesharake” për kundërshtarët e tij politik në Kongres të konsideronin mos miratimin e rritjes së kufirit të borxhit që arrin gjatë javëve të ardhshme në 16 presje 4 trilion dollarë.

Shtetet e Bashkuara kanë arritur kufirin e borxhit, por kanë para të mjaftueshme për të vazhduar për të paguar faturat për disa javë. Presidenti tha se kufiri i borxhit duhet rritur jo për të shtuar shpenzimet qeveritare por në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të paguajnë detyrimet financiare që tashmë ka kryer.

"Ne nuk jemi vend që nuk paguajmë borxhet” tha presidenti. “Këto janë fatura për shërbime tashmë të kryera. "

Përsa i përket çështjes së kontrollit të armëve, presidenti tha se pret të marr një listë me rekomandime për hapat që duhen marr për të parandaluar dhunën nga armët. Ai tha se do të takohet sot pasdite me nënpresidenti Joe Biden, i cili drejton grupin e punës, për të diskutuar propozimet.

Ndërsa nuk pranoi të komentonte për detaje, zoti Obama përsëriti qëndrimin e tij se ai beson se kontrolli më i rreptë i të dhënave të personave që kërkojnë të blejnë armë, kontrolli më i rreptë i kapacitetit të llojeve të armëve dhe në ndalim për armët e sulmit janë të gjitha propozime të llogjikshme.

Ai tha se anëtarët e Kongresit duhet të “pyesin ndërgjegjen” kur të votojnë për masat e reja të kontrollit të armëve. Debati për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara është i diskutueshëm në Shtetet e bashkuara ku pronësia e armëve është e sanksionuar në Kushtetutë.
XS
SM
MD
LG