Lidhje

Obama, thirrje Kongresit për të mos ngritur normat e interesit për studentët

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama i ka kërkuar Kongresit të mbajë në fuqi një ligj që lidhet me normat e interesit për kreditë e studimeve. Nëse lejohet që ligji të skadojë në korrik sipas afatit, normat e interesit për kreditë që marrin studentët mund të dyfishohen.

Zoti Obama tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm se arsimi i lartë nuk duhet konsideruar luks, por një domosdoshmëri ekonomike që çdo familje duhet të jetë në gjendje ta përballojë.

Presidenti tha se pengesat ekonomike për të rinjtë që duan të ndjekin studimet e larta nuk bëjnë gjë tjetër veçse minojnë të ardhmen e vendit.

Javën e ardhshme Presidenti do të përpiqet të sigurojë mbështetje publike për propozimin e tij duke vizituar universitete të ndryshme në shtete të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale si Karolina e Veriut, Ajova dhe Kolorado.

XS
SM
MD
LG