Lidhje

Obama: Kongresi të miratojë brenda tetorit projekt-ligjin për vendet e punës


Obama: Kongresi të miratojë brenda tetorit projekt-ligjin për vendet e punës
Obama: Kongresi të miratojë brenda tetorit projekt-ligjin për vendet e punës

Presidenti Barak Obama i bëri thirrje Kongresit që të miratojë deri në fund të muajit projekt-ligjin e tij për krijimin e vendeve të punës.

Presidenti Obama tha sot se agjencitë qeveritare po përpiqen të shohin se çfarë mund të bëjnë nga ana administrative për të nxitur hapjen e vendeve të reja të punës. Por ai tha se në fund të fundit duhet miratimi i kongresit për propozimin e tij prej 447 miliardë dollarësh.

Duke folur në hapje të takimit të kabinetit, presidenti tha se do të takohet me udhëheqësit e kongresit për të diskutuar rreth urgjencës për të miratuar projekt-ligjin. Propozimi i tij do të shtonte shpenzimet për sektorin e ndërtimit për të ndihmuar në riparimin e autostradave dhe shkollave si dhe do të ulte taksat për të gjithë punëtorët amerikanë. Ligjvënësit republikanë kanë thënë se mbështesin pjesë të projekt-ligjit, por nuk ka të ngjarë ta miratojnë atë në formën e propozuar nga presidenti.

Zoti Obama tha se republikanët duhet të thonë se cilat pjesë të propozimit kundërshtojnë. Presidenti po kandidon për një mandat të dytë 4-vjeçar dhe gjatë muajit të fundit ka shkuar në disa shtete për të bërë fushatë për miratimin e projekt-ligjit.

Ekonomia amerikane është zhvilluar me një rritëm shumë të ngadaltë, ndërkohë që papunësia ka mbetur në rreth 9 për qind për më shumë se 2 vjet. Rreth 14 milion amerikanë janë të papunë dhe miliona të tjerë punojnë me orar të reduktuar ose bëjnë punë që i konsiderojnë në nivel më të ulët se sa kualifikimet e tyre.

XS
SM
MD
LG