Lidhje

Obama thotë se nuk do të dërgojë trupa në Irak


President Barack Obama makes a statement about Iraq on the White House lawn, June 13, 2014.

President Barack Obama makes a statement about Iraq on the White House lawn, June 13, 2014.

Presidenti Barack Obama tha se këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare po përgatisin “një seri opsionesh”për ndihmën amerikane ndaj Iraku ndërsa përballet me sulm nga “terroristët”.

Zoti Obama tha se nuk do të dërgojë trupa amerikane në Irak. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë në mesditë, ai tha se kursi i veprimeve amerikane do të bëhet i qartë “gjatë ditëve në vazhdim”.

Presidenti tha se militantët e grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit që kanë marr nën kontroll disa pjesë të Irakut, janë një kërcënim për qeverinë e Bagdatit dhe popullin në mbarë vendin, dhe se ka gjithashtu një kërcënim aktiv për interesat amerikane.

Trupat amerikane kanë bërë "sakrifica të jashtëzakonshme" për t’i dhënë Irakut mundësinë për të marr në dorë të ardhmen e tij tha zoti Obama, por udhëheqësit shpesh të ndarë të Irakut nuk kanë qënë në gjendje të kapërcejnë mosbesimin ndaj njëri-tjetrit dhe ndarjet sektare. Ai tha se këto konflikte kanë krijuar dobësi brenda qeverisë irakiane si dhe tek forcat e sigurisë.

Zoti Obama tha se ndihma amerikane në Irak duhet të barazohet me një përpjekje "serioze dhe të sinqertë" nga udhëheqësit irakianë për të punuar së bashku dhe për të lënë mënjanë ndasitë dhe për të përmirësuar forcat e tyre të sigurisë. Ai tha pa një lloj përpjekje politike, ndihma afatshkurtër ushtarake nuk do të jetë e suksesshme.

Presidenti e quajti dhunën e tanishme “një thirrje zgjimi” dhe tha se është përfudimisht në dorë të Irakut, si një vend sovran të zgjidhë problemet e tij.

Presidenti Obama theksoi se në mbarë rajonin Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për të ndërtuar një forcë më të aftë kundër terrorizmit në mënyrë që grupe si Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit të mos gjejnë strehë të sigurtë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin opozitën e moderuar në Siri, të mbështesin Irakun dhe forcat e sigurisë dhe partneritetin amerikan me vendet e tjera në mbarë rajonin.

Zoti Obama tha gjithashtu se grupi Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit ka fituar mbështetje në Siri duke shtuar se kjo është një arsye e mbështetjes amerikane për opozitën siriane. Ai tha se the problemi i militantizmit është një problem rajonal dhe do të jetë një problem afatgjatëAi tha se do të duhen disa ditë para se Shtetet e Bashkuara të arrijnë të marrin një vendi për mënyrën e ndihmës ndaj Irakut.
Militantët islamikë kanë marr më shumë territore në Irak. Zyrtarët thonë se militantët morën qytetet e Jalavlas dhe Saadiyas të enjten në krahinën e ndarë etnikisht të Diyalas në lindje.

Grupi militant Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit ka marr tashmë shumica e Irakut të veriut dhe po përparon drejt kryeqytetit, Bagdad.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG