Lidhje

Ndihma ushtarake për Ukrainën


U.S. President Barack Obama, right, shakes hands with Ukraine president-elect Petro Poroshenko in Warsaw, Poland, June 4, 2014.
U.S. President Barack Obama, right, shakes hands with Ukraine president-elect Petro Poroshenko in Warsaw, Poland, June 4, 2014.
Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës 5 milionë dollarë ndihmë me pajisje jo-luftarake në përpjekjet e tyre për të përballuar separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

Presidenti Barack Obama njoftoi sot shumën që do të përdoret për blerjen e mburojave ushtarake, dylbive të vrojtimi dhe pajisjeve të komunikacionit gjatë takimit me presidentin e zgjedhur të Ukrainës Petro Poroshenko në Varshavë.

Ai tha se zoti Poroshenko meriton dhe ka nevojë për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

"Më ka impresionuar shumë vizioni i tij, pjesërisht për shkak të përvojës së tij si biznesmen në kuptimin e asaj që duhet për ta bërë Ukrainën të rritet dhe të jetë efektive. Sfida tani qëndron që komuniteti ndërkombëtar t’i japë mbështetje përkjekjeve të tij."

Zoti Obama tha gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të garantojë që Rusia të mos financojë, armatosë dhe mbështesë separatistët në Ukrainë.

Ai tha se bota duhet të jetë e gatshme të veprojë kundër Rusisë.

Presidenti Obama mbylli vizitën e tij në Poloni me një fjalim në Ditën e Lirisë, që shënon 25 vjetorin e zgjedhjeve të para pjesërisht të lira në Poloni.

Ai shkon më pas në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Grupit të Shtatëshes, që u organizua pas vendimit për të bojkotuar takimin e Grupit të Tetëshes që Rusia do të mbante në Soçi këtë javë. Bojkoti ishte në përgjigje të inkursionit të Rusisë në Krime në muajin mars.
XS
SM
MD
LG