Lidhje

Presidenti Obama angazhohet për ekonominë gjatë vizitës në Ohajo

  • Kent Klajn

Presidenti Obama angazhohet për ekonominë gjatë vizitës në Ohajo

Presidenti Obama angazhohet për ekonominë gjatë vizitës në Ohajo

Presidenti Barak Obama ka gjetur kohë për të shkëputur vëmendjen nga trazirat në Lindjen e Mesme e gjetkë dhe për t’u përqendruar tek ekonomia dhe politika amerikane. Ai bëri një vizitë në shtetin e rendësishëm politik Ohajo për të promovuar planin e tij për të nxitur konkurrencën e ekonomisë amerikane.

Presidenti Obama kërkon që qeveria të shpenzojë më shumë para në një plan për të cilin thotë se do të nxisë novacionet dhe do t’i bëjë bizneset amerikane më konkurrente në tregjet botërore.

Por republikanët në opozitë në Ohajo dhe shtete të tjera po bëjnë thirrje për shkurtime të mëtejshme të kosotos së qeverisë si në nivele shtetërore ashtu edhe në ato kombëtare.

Presidenti Obama shkoi të martën në qytetin Klivlend për t'u takuar me më shumë se 100 udhëheqës biznesesh të vogla, për të cilat presidenti thotë se krijojnë dy nga çdo tre vende pune të reja në Shtetet e Bashkuara.

"E vërteta është se kur flitet për ekonominë, janë bizneset e vogla që kanë fuqinë më të madhe e sidomos për vendet e punës. Sfida më e madhe më të cilën përballemi janë pikërisht vendet e punës ndërkohë që dalim nga recesioni."

Një nga biznesmenët që bisedoi me presidentin ishte edhe Arianë Kërkpatrik e cila drejton një kompani ndërtimtarie.

"Kam pothuajse dy vjet që kam hapur kompaninë dhe e kam ndërtuar me pak të holla që kam patur. Po ashtu kam qënë në gjendje të kem punonjës dhe t’i paguaj ata, të paguaj këstet e sindikatave, siguracionet dhe çdo gjë tjetër në kohë. Por problemi im është sepse nuk kam qasje kapitali."

Papunësia në Ohajo dhe në mbarë vendin ka arritur në 9 përqind. Presidenti po inkurajon shtete si Ohajo, ekonomitë e të cilave dikur vareshin tërësisht në industrinë e prodhimtarisë, që të përqendrohen tek eksportimi i teknologjisë dhe pajisjeve për të është quajturën “energji e pastërt”.

Po ashtu presidenti po bën fushatë për shtimin e shpenzimeve federale për shkollimin, infrastrukturën dhe novacionet ekonomike. Që nga janari presidenti Obama ka zhvilluar udhëtime të shumta në mbarë vendin për të promovuar planin e tij. Mes ndalesave të tij kanë qënë Miçigeni, Pensilvania, Uiskonsini dhe Florida, shtete të cilat do të jenë të rendësishme gjatë zgjedhjeve të ardhëshme presidenciale.

Presidenti po mundohet të bindë republikanët duket bërë shkurtime të mëdha në programet e brendshme federale, për të cilat thotë presidenti se do të reduktojnë deficitin e madh buxhetor.

"Duke shkurtuar ato që nuk kemi nevojë, ne mund të investojmë për të ardhmen. Ne mund të investojmë në gjerat që janë kritike për suksesin tonë afatgjatë."

Zoti Obama tha se ai është i gatshëm të luftojë deficitin por kembënguli se shtimi i shpenzimeve për konkurrencën është tërësisht i nevojshëm.

"Dua të punoj me demokratët dhe republikantë për të bërë shkurtime edhe më të mëdha të defiçitit, për të gjetur alterantiva për të kursyer, shkurtimin e shpenzimeve të tepërta kudo që ekzistojnë. Por në të njëjtën kohë, ne nuk mund të sakrifikojmë investimet për të ardhmen tonë."

Ndërkohë në kryeqytetin e Ohajos, Kolumbus, punonjësit e administratës publike protestuan propozimin e guvernatorit republikan për shkurtimet në buxhet. Demostrata të ngjashme janë zhvilluar për rreht një javë në shtetin Uiskonsin.

Shteti Ohajo zë vendin e shtatë për nga madhësia mes 50 shteteve amerikane dhe elektorati është thuajse i ndarë gjysmë demokrat dhe gjysmë republikan. Presidenti Obama e fitoi Ohajon në zgjedhjet e 2008-s por republikanët fituan postet kryesore politike të atij shteti në zgjedhjet e mesmandatit të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG