Lidhje

Takimi Obama-Trump për kalimin e pushtetit


Vetëm dy ditë pas fitores së tij të papritur, presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump, me ftesën e Presidentit Barak Obama dhe Zonjës së Parë Michelle Obama, vizituan Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht një armiqësie të gjatë mes presidentit Obamës dhe presidentit të zgjedhur Trump, të dy ishin dashamirës me njëri-tjetrin, duke u zotuar se do të punojnë së bashku për një kalim të qetë të pushtetit.

Presidenti Obama dhe Presidenti i zgjedhur Trump folën më gjatë se sa ishte planifikuar në takimin e parë mes tyre. Obama tha se biseda e tyre ishte e shkëlqyer:

Barack Obama, President i SHBA:

"Folëm për tema të ndryshume. Biseduam për disa nga çështjet organizative në Shtëpinë e Bardhë, për politikën e jashtme, politikën e brendshme, dhe, siç e kam thënë edhe mbrëmjen e kaluar, përparësia ime kryesore në dy muajt e ardhshëm është lehtësimi i tranzicionit që do të siguronte që presidenti ynë i zgjedhur të jetë i suksesshëm."

Pas kritikave ndaj presidentit Obama në të kaluarën dhe ngritjes së pikëpyetjve mbi lindjen e tij në Shtetet e Bashkuara, presidenti i zgjedhur Trump përdori një ton tjetër në Shtëpinë e Bardhë:

Donald Trump, President i zgjedhur i SHBA:

"Unë do të punoj me Presidentin në të ardhmen, duke përfshirë këshillimet. Ai shpjegoi disa nga vështirësitë, kapacitetet tona dhe disa nga gjërat e mrekullueshme që janë arritur. Zoti President, takimi me ty ishte i mrekullueshëm, dhe unë pres që të takohem me ty edhe shumë herë të tjera në të ardhmen."

Disa analistë donin ta dinin nëse Trump do të zbuste retorikën e tani që ai i ka fituar zgjedhjet.

Molly Reynolds, Instituti “Brookings” thotë:

"Ne kemi parë dy versione të zotit Trump, i çoroditur dhe i përmbajtur. Cili prej tyre do të jetë zoti Trump president? Këtë pyetje duhet t’ia shtrojmë vetes".

Presidenti Obama bëri fushatë intensive në mbështetje të ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, dhe kishte përdorur fjalë të ashpra ndaj zotit Trump, duke thënë se ai ishte i papërshtatshëm për të qenë komandant i përgjithshëm për shkak të temperamentit të tij.

Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha të enjten se takimi i tyre ishte më "pak i pakëndshëm" se ç’kishin menduar disa njerëz.

Zonja e Parë Michelle Obama u takua privatisht me zonjën Melania Trump. Zëdhënësi Earnest tha se ato diskutuan sfidat e rritjes së fëmijëve në Shtëpinë

Trego komentet

XS
SM
MD
LG