Lidhje

Obama, tur në disa shtete për të shpjeguar politikën e tij ekonomike

  • Zëri Amerikës

Obama, tur në disa shtete për të shpjeguar politikën e tij ekonomike

Obama, tur në disa shtete për të shpjeguar politikën e tij ekonomike

Presidenti Barak Obama po vazhdon një tur me autobus në disa shtete amerikane për të shpjeguar politikën e tij ekonomike, ndërkohë që u kundërpërgjigjet kritikave se nuk po bën sa duhet për të nxitur ekonominë dhe për të ulur papunësinë e lartë. Presidenti merr pjesë sot në një forum ekonomik në shtetin Ajova, një ditë pas takimeve që pati me banorët atje dhe në shtetin e Minesotës.

Presidenti tha dje se do t’i paraqesë Kongresit një plan për t’i dhënë shtytje ekonomisë anemike sapo ligjvënësit të kthehen në punë muajin e ardhshëm.

"Për të ardhmen, qëndrimi im është ky: ne e kemi të qartë se ç’duhet të bëjmë. Në shtator, kur ata të kthehen, do t’u paraqes ligjvënësve një plan shumë konkret për të rritur ekonominë, për të krijuar vende pune, dhe për të kontrolluar deficitin. Në qoftë se ata nuk e marrin parasysh, atëherë ne do të bëjmë fushatë kundër një Kongresi që nuk bën asgjë për popullin amerikan. Alternativa do të jetë shumë e hapur dhe e qartë."

Presidenti Obama i ka bërë thirrje Kongresit të zgjatë shkurtimet e taksave mbi pagat e punonjësve, si dhe të krijojë vende pune në sektorin e ndërtimit.

Shteti Ajova ka qenë një fokus i politikës pas sondazhit të së shtunës që tregoi se cilët kandidatë republikanë preferojnë banorët e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Republikanët thonë se zoti Obama po bën pak për të nxitur ekonominë dhe e kanë kritikuar atë për rritjen e deficitit amerikan.

XS
SM
MD
LG