Lidhje

Obama u kërkon bizneseve të mbajnë vendet e punës brenda Amerikës


Obama u kërkon bizneseve të mbajnë vendet e punës brenda Amerikës
Obama u kërkon bizneseve të mbajnë vendet e punës brenda Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama do t’i inkurajojë udhëheqësit e biznesit javën e ardhshme që t’i mbajnë vendet e punës brenda Amerikës dhe jo t’i transferojnë jashtë kufijve.

Zoti Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm se do të drejtojë një forum të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohet me udhëheqës biznesi që po japin shembullin e hapjes së vendeve të punës brenda vendit. Presidenti thotë se do që të ndihmojë biznese të tjera që të vazhdojnë në këto gjurmë.

Zoti Obama thotë se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për ta çuar ekonominë përpara.

Kandidatët republikanë presidencialë e kanë kritikuar ashpër Presidentin Obama se nuk ka bërë sa ç’duhet për të stimuluar ekonominë.

Në fjalimin e përjavshëm të republikanëve po sot, anëtarja e Kongresit Nan Hayworth e Nju Jorkut kritikoi administratën për përqindjen e lartë të papunësisë.

XS
SM
MD
LG