Lidhje

Obama: Ulja e deficitit - çështje qëndrore e presidencës

  • Zëri Amerikës

Obama: Ulja e deficitit - çështje qëndrore e presidencës

Obama: Ulja e deficitit - çështje qëndrore e presidencës

Presidenti Barak Obama thotë se ulja e deficitit të vendit dhe krijimi i një klime për shtimin e vendeve të punës mbetet një çështje qëndrore e presidencës së tij.

Gjatë fjalimit të përjavshëm në radio dhe në internet, zoti Obama tha se asnjë program qeveritar nuk duhet të përjashtohet ndërkohë që Kongresi kërkon rrugët për të shkurtuar deficitin.

Presidenti tha gjithashtu se njerëzve shumë të pasur nuk duhet t’u bëhen shkurtime taksash në dëm të ndihmës për arsimin, kërkimeve mjekësore dhe kujdesit për të moshuarit.

Presidenti thotë se qeveria duhet të veprojë brenda mundësive të saj - njëlloj si familjet – pra të mos shpenzojë para që nuik i ka.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara përgatiten për të festuar ditën e pavarësisë më 4 korrik, zoti Obama po u bën thirrje demokratëve dhe republikanëve të nxjerrin mësime nga fryma me të cilën u themelua vendi për të përballuar sfidat e tanishme ekonomike.

Në fjalimin në emër të republikanëve, senatori Dan Coats i shtetit Indiana, tha se politikat ekonomike të presidentit dhe të demokratëve nuk po funksionojnë.

XS
SM
MD
LG