Lidhje

Obama, urdhër ekzekutiv që lejon sanksione ndaj entiteteve që ndihmojnë qeveritë autoritare

  • Zëri Amerikës

U.S. President Barack Obama (L) looks back at a wall featuring the names of former World War II concentration camps after lighting candles with Nobel Laureate and Holocaust survivor Elie Wiesel in the Remembrance Hall at the United States Holocaust Museum

Presidenti Barack Obama nxori një urdhër ekzekutiv i cili për herë të parë lejon autoritetet të imponojnë sanksione ndaj entiteteve të huaja që ndihmojnë qeveritë autoritare të përdorin teknologji moderne për të kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Zoti Obama e bëri njoftimin sot në Muzeun e Holokaustit, duke përmendur qeveritë e Iranit dhe Sirisë si shkelës kryesorë.

Urdhri parashikon ngrirjen e aseteve amerikane të lidhura me njerëzit që japin ndihmë me mjete teknologjike, si satelitë, kompjuter dhe mbikqyrjen e telefonave, për qeveritë shtypëse. Zoti Obama tha se teknologjia moderne duhet të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit, jo për t’i shtypur.

Presidenti tha se sovraniteti kombëtar nuk munbd të shërbejë si leje për masakra ndaj popullsisë.

XS
SM
MD
LG