Lidhje

Presidenti Obama fillon pushimet


Presidenti Obama me familjen niset sot për pushime në ishullin Martha’s Vineyard.

Presidenti, bashkëshortja Michelle dhe dy vajzat e çiftit, Sasha dhe Malia pritet të kalojnë dy javë në ishull me shëtitje dhe pushim. Presidenti nuk ka planifikuar aktivitete zyrtare gjatë qëndrimit, megjithatë ai ka me vete një grup këshilltarësh mbi çështje globale e kombëtare.

Vjet, gjatë pushimeve në Martha’s Vineyard, presidenti dha një fjalim drejtuar kombit lidhur me protestat në Ferguson të Mizurit, ekzekutimin e gazetarit James Foley nga ISIS dhe veprimet ushtarake në Irak.

Pushimet në Martha’s Vineyard janë një traditë e familjes Obama. Banorët lokalë i kanë parë në të kaluarën duke shëtitur me biçikleta dhe duke frekuentuar lokalet e ishullit.

Martha’s Vineyard është një ishull i vogël i shtetit Masaçusets, pranë gadishullit Cape Cod i njohur për qytezat piktoreske që tërheqin pushues të shtresave të pasura. Në këtë zonë kanë shtëpi pushimi shumë figura të njohura, ndër të cilët edhe familja Kennedy

XS
SM
MD
LG