Lidhje

Obama në Vietnam: Të drejtat e njeriut nuk kërcënojnë shoqërinë


Presidenti Barack Obama, në një fjalim me vështrim nga e ardhmja u tha vietnamezëve se ata the populli amerikan po “fillojnë një udhëtim 100 vjeçar së bashku”.

"Me këtë vizitë e kemi vendosur marrëdhënien tonë në një rrugë të mbarë për dekada”, tha Presidenti Obama.

A do të konsolidohet ose jo marrëdhënia mes ish-kundërshtarëve, siç dëshiron zoti Obama, mund të varet nga fakti se kush e pason atë në Shtëpinë e Bardhë janarin e ardhshëm.

"Në fund të fundit kur ishte Sekretare Shteti, Hillary Clinton luajti një rol të rëndësishëm në afrimin me Azinë. Por nëse President bëhet Trumpi, atëherë asgjë nuk është më e sigurt përsa i takon ASEAN-it, Vietnamit dhe mjaft çështjeve të tjera, përfshirë tregëtinë”, tha Simon Tay, kryetar i Institutit të Singaporit për Çështje Ndërkombëtare.

Në audience në Qendrën Kombëtare të Kuvendeve të marten, ishin mbi 2 mijë vetë, përfshirë disa zyrtarë qeveritarë japonezë.

Fjalimi preku edhe temën shumë delikate të të drejtave të njeriut.

Zoti Obama, vuri në dukje se të drejtat e lirisë së shprehjes dhe shtypit, si edhe e drejta për grumbullim, janë të garantuara në Kushtetutën e Vietnamit. Ai bëri gjithashtu thirrje për hapjen e procesit politikj në Vietnam ndaj kandidatëve jashtë Partisë Komuniste.

"Është bindja ime se respektimi i këtyre të drejtave, nuk është kërcënim për stabilitetin", tha zoti Obama.

Në Vietnam ka mbi 100 të burgosur politikë dhe persona të tjerë u ndaluan javën e kaluar, sipas veprimtarëve.

Para fjalimit, Presidenti Obama u takua me gjashtë anëtarë të shoqërisë civile të Vietnamit, duke thënë se ka “aspekte mjaft shqetësuese” lidhur me liritë politike dbe vlerësoi vietnamezët që nuk hezitojnë “të ngrenë zërin”.

Sipas organizatës Human Rights Watch, komentet e presidentit nuk ishin aq të forta sa ç’duhej. Phil Robertson, nëndrejtori i organizatës për Azinë, i tha Zërit të Amerikës se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit kishin premtuar, se Vietnami duhet të shënonte përparim të konsiderueshëm para se Uashingtoni të hiqte embargon e armëve që u shpall të hënën.

"Çfarë morën Shtetet e Bashkuara? Asgjë. Përsa u takon të drejtave të njeriut, nuk morën asgjë në këmbim të heqjes së embargos”, tha ai.

Presidenti Obama shkoi më pas në qytetin Ho Chi Minh City, që dikur njihej si Saigon, ku vëmendja u zhvendos tek tregëtia me një fjalim para udhëheqësve të biznesit dhe sipërmarrësve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG