Lidhje

Obama përgatitet për udhëtimin e tij të fundit si president i SHBA


Presidenti Barack Obama fillon sot udhëtimin e tij të fundit si president i Shteteve të Bashkuara dhe pritet që zgjedhja e Donald Trumpit ka për të qenë në qendër të diskutimeve me udhëheqës të tjerë botërorë.

Itinerari i Presidentit Obama do të përfshijë ndalesa në Greqi, Gjermani, dhe Peru; vizita syon të japë një sinjal solidariteti për aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara dhe për të shprehur mbështetje për një “Europë të fuqishme, të integruar dhe të bashkuar”.

Fjalimin e vetëm të rëndësishëm të këtij turneu zoti Obama pritet ta mbajë në Greqi, ku do të flasë për punën që mbetet për t’u bërë për të trajtuar problemet ekonomike të Greqisë dhe të vendeve të tjera të botës.

Një nga këshilltarët e presidentit për sigurinë kombëtare tha se zoti Obama do t’i shprehë kryeministrit grek Alexis Tsipras, mbështetje për popullin grek, që ju desh të kalojë kohë të vështira për shkak të masave të ashpëra si përgjigje ndaj krizës ekonomike.

Të enjten presidenti Obama shkon në Gjermani. Këshilltari për sigurinë kombëtare Rhodes theksoi rëndësinë e marrëdhënies me Gjermaninë, duke e cilësuar Angela Merkelin si “partneren më të afërt të Presidentit Obama gjatë viteve të presidencës së tij.”

Në Berlin do të zhvillohet të premten një takim, ku do të jenë të pranishëm edhe udhëheqës nga Britania, Franca, Italia dhe Spanja. Diskutimet pritet të fokusohen tek lufta kundër Shtetit Islamik, çështje që lidhen me imigracionin, gjendja në Ukrainë dhe zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG