Lidhje

Obama, vizitë e rrallë në Porto Riko

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Obama, vizitë e rrallë në Porto Riko

Obama, vizitë e rrallë në Porto Riko

Presidenti amerikan Barak Obama arriti në komonuelthin e Porto Rikos sot, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë që bën një vizitë zyrtare në ishull në 50 vjet.

Zoti Obama e falënderoi turmën duke thënë se ishte mirënjohës për mikpritjen dhe shprehu përkushtimin e tij ndaj familjeve në ishull.

Mes përpjekjeve, ai theksoi përparimin në çështjen politike të pavarësisë shtetit, e cila ka qenë shumë e debatuar në këtë territor. Zoti Obama mbështet idenë e mbajtjes së referendumit para fundit të viti të ardhshëm që do të vendosë mes pavarësisë dhe statusit gjysëm-autonom të komonuelthit. Ai tha se nëse populli i Porto Rikos do të marrë një vendim, administrata e tij do ta mbështesë atë.

Presidenti do të takohet me guvernatorin e ishullit Luis Fortuno. Gjatë bisedimeve, zoti Obama pritet të tërheqë vëmendjen në 7 miliardë dollarët që Porto Riko mori nga paketa stimuluese për ekonominë. Ndalesa e sotme në Porto Riko do të zgjasë vetëm pesë orë por është përmbushja e një premtimi të marrë nga presidenti gjatë fushatës së vitit 2008.

Banorët e Puerto Rikos nuk votojnë në zgjedhjet amerikane por portorikanët në Shtetet e Bashkuara përbëjnë grupin e dytë më të madh të hispanikëve pas meksikanëve.

XS
SM
MD
LG