Lidhje

Obama: Udhëheqja amerikane, konstante në një botë të pasigurt


Presidenti Barak Obama tha se "udhëheqja amerikane është konstante në një botë të pasigurt."

Zoti Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm se Amerika është duke marrë një rol udhëheqës në disa nga sfidat më të mëdha të botës, duke përfshirë edhe luftën për të degraduar dhe për të shkatërruar grupin terrorist ISIL dhe përpjekjet për të bashkuar botën kundër agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti tha se Amerika është gjithashtu duke marrë rolin udhëheqës në luftën për të përballuar dhe luftuar epideminë Ebola në Afrikën Perëndimore, si dhe në angazhimin e më shumë partnerëve dhe aleatëve për të konfrontuar rritjen e kërcënimit të ndryshimit të klimës, "para se të jetë shumë vonë."

Presidenti Obama u shpreh se "njerëzit e botës shohin nga ne për të udhëhequr ... dhe ne e mirëpresim këtë përgjegjësi."

XS
SM
MD
LG