Lidhje

Obama: mosveprimi për dhunën nga armët është i pafalshëm.


"Është e papërgjeshme që lejojmë të sigurohen me lehtësi armët luftarake” - tha Presidenti Barak Obama në fjalimin e tij të përjavshëm. Ai tha se “armët shpesh përfundojnë në vende ku shkojnë çdo ditë bijtë dhe bijat tona - në shkolla, në objektet e kultit, kinema, apo klube nate...”

Presidenti tha se kishte menduar shumë këto ditë për prindërit në mbarë vendin, të cilëve ju desh t’u shpjegonin fëmijëve të tyre për atë që kishte ndodhur në Orlando, ku një person i vetëm i armatosur qëlloi me armë në një kub nate me homoseksualë, duke vrarë 49 persona.

“Herëpashere na është dashur të mbajmë momente heshtjeje për viktimat e terrorit dhe dhunës nga armët. Shumë shpesh këto momente janë pasuar nga muaj të tërë heshtjeje. Mosveprimi ndaj këtij problemi është i pafalshëm” - tha Presidenti.

XS
SM
MD
LG