Lidhje

Obama, thirrje Presidentit Putin të bashkëpunojë me hetimet


Presidenti amerikan Barak Obama i bëri thirrje sot Moskës të përdor ndikimin e saj mbi separatistëve pro-rusë për të lejuar hetuesit ndërkombëtarë të kenë qasje tek viktimat dhe vendin e rrëzimit të avionit malajzian që u qëllua në Ukrainë lindore javën e kaluar.

Në komentet sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se duhet të dalë e vërteta dhe ekipet ndërkombëtare duhet të lejohet të kenë qasje në vendin e incidentit, i cili ka qenë i bllokuar nga separatistët.

"Barra është tani mbi Rusinë për të insistuar që separatistët të ndalin prishjes e provave, t’u japin hetuesve të cilët janë tashmë në terren qasje të menjëhershme, të plotë, dhe të papenguar në vendin e rrëzimit," tha presidenti.

Pas presionit të madh ndërkombëtar, separatistët sot më në fund lejuan një tren që mbante trupat e viktimave të largohej nga qyteti Torez i kontrolluar nga rebelët për në qytetin Kharkiv në Ukrainë. Trupat duhet t’i dorëzohen Holandës, vendi që humbi numrin më të madh të shtetasve në këtë aksident.

Rebelët që e kontrollojnë vendin e përplasjes thane sot se do të japin të ashtuquajturat "kutitë e zezë" të avionit zyrtarëve të Malajzisë.

Zoti Obama tha se separatistët e mbështetur nga Rusia kishin hequr trupat nga vendi I rrëzimit pa kujdes, duke i quajtur veprimet e tyre një "fyerje për ata që kanë humbur të dashurit e tyre”.

Rebelët nuk kanë qenë të gatshëm të lejojnë ekspertë ndërkombëtarë për të hyrë në zonë.

Udhëheqësit evropianë thanë sot se ishin të gatshëm të godasin me sanksione në rritje Rusinë për ta detyruar Moskën të përdor ndikimin e saj mbi rebelët.

Kryeministri britanik David Cameron tha sto në parlament se Rusia nuk mund të pres të gëzoj qasje në tregjet evropiane dhe para në qoftë se nxit konfliktin në Ukrainë.

Ai u bëri gjithashtu jehonë komenteve të zotit Obama se separatistët duhet të sigurojnë që trupat e viktimave të aksidentit të riatdhesohen dhe se hetuesve ndërkombëtarë duhet t'i jepet qasje në vendin e rrëzimit.

XS
SM
MD
LG