Lidhje

Obama thirrje Kongresit të veprojë


Presidenti Barack Obama gjatë fjalimit të përjavshëm në radio dhe internet (Photo: White House / Chuck Kennedy)
Presidenti Barack Obama gjatë fjalimit të përjavshëm në radio dhe internet (Photo: White House / Chuck Kennedy)
Presidenti Barak Obama i bëri thirrje Kongresit të arrijë një marrëveshje për ligjin e transportit dhe të votojë për të mos lejuar dyfishimin e interesave për kreditë e studentëve.

Gjatë fjalimit të përjavshëm të së shtunës në radio dhe internet, presidenti tha se mijëra punëtorë mund të mbeten pa punë dhe miliona studentë mund të përballen me pagesa më të larta, në se Kongresi nuk vepron gjatë javës së ardhshme.

Palët në Kongres po negociojnë për një marrëveshje për interesat e kredive ferderale për studentët që të mos lejojnë dyfishimin e tyre më 1 korrik.

Duke iu përgjigjur fjalimit të presidentit, ligjvenësi republikan Bill Cassidy tha se Kongresi duhet të shfuqizojë ligjin e sigurimeve shëndetësore, në se atë nuk e hedh poshtë Gjykata e Lartë. Vendimi i Gjykatës së Lartë në se ligji për kujdesin shëndetësor përputhet apo jo me kushtetutën, pritet të jepet së shpejti.
XS
SM
MD
LG