Lidhje

Trump shpall “në thelb të vdekur” Obamacare


Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli “në thelb të vdekur” ligjin për kujdesin shëndetësor të administratës Obama, pasi Dhoma e Përfaqësuesve në Kongres kaloi me një shumicë të ngushtë projek-ligjin që shfuqizon dhe zëvendëson ligjin e njohur si “Obamacare.”

Pas dështimit të përpjekjes së parë, administrata e re u përfshi në negociata intensive. Presidenti Trump dhe nënpresidenti Mike Pence ia dolën të ofrojnë një variant që mori votat e mjaftueshme për të vazhduar debatin në Senat.

Shtëpia e Bardhë pritet të përballet me sfidën e fortë të miratimit të ligjit në Senat, ku diferenca mes votave është më e ngushtë.

Por presidenti Trump premtoi fitore, ndërsa festonte me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve miratimin e projekt-ligjit republikan për të shfuqizuar disa klauzola dhe për të zëvendësuar disa të tjera nga ligji “Obamacare” për kujdesin shëndetësor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG