Lidhje

OBSH: Bakteria e E. Kolit, një formë krejt e re


OBSH: Bakteria e E. Kolit, një formë krejt e re
OBSH: Bakteria e E. Kolit, një formë krejt e re

Organizata Botërore e Shëndetsisë tha se përhapja vdekjeprurëse e bakteries së E Kolit, nga e cila kanë vdekur 18 evropianë, është një formë e re që nuk është parë në të kaluarën. Viktima e 18-të vdiq mbrëmë në Gjermani. Njoftimi i OBSH-së u konfirmua edhe nga mjekët gjermanë.

Mjekët në spitalin e Universitetit Hamburg thanë se bakteria e E. Kolit, që ka shkaktuar vdekje në Gjermani nuk është parë asnjëherë të shpërthejë në sëmundje, duke konfirmuar kështu njoftimin e Organizatës Botërore të Shëndetsisë.

"Ne jemi në gjendje të përcaktojmë se kjo është një bakterie e re, një version patogjeni i pa parë në të kaluarën. Në të ardhmen do të jemi në gjendje të përcaktojmë rezultate të ndryshme", tha bakteriologu Holger Rohde gjatë një konference shtypi.

Zyrtarët gjermanë të shëndetsisë thanë se infeksionet, që kanë shkaktuar vdekjen e 18 njerzëve dhe sëmurjen e mbi 1 mijë e 500 të tjerëve në 8 vende evropiane, mund të vazhdojnë për muaj të tërë dhe burimi i tyre i saktë mund të mos gjehet kurrë.

"Gjendja e disa pacientëve po përmirësohet, tha specialisti i veshkave, Rolf Stahl, "por kemi 30 deri 40 përqind të pacientëve që janë ende në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin intensiv".

Mjeku Stahl tha se dy pacientë, dy gra të moshuara mbi 80 vjeçare vdiqën gjatë 24 orëve të fundit.

Rreth 25 përqind e rasteve të reja kanë lidhje me një komplikacion serioz që vjen si pasojë e infeksionit nga bakteria e E. Kolit, që prek gjakun dhe veshkat, njoftoi dje Instituti i Gjermanisë Robert Koch për kontrollin e sëmundjeve.

XS
SM
MD
LG