Lidhje

OBSH: Konventa për kontrollin e duhanit po jep rezultate

  • Isabela Cocoli

OBSH: Konventa për kontrollin e duhanit po jep rezultate

OBSH: Konventa për kontrollin e duhanit po jep rezultate

Sot është dita kundër duhanit, ditë kur ekspertët e shëndetit publik vlerësojnë përpjekjet për të kontrolluar përdorimin e duhanit në të gjithë botën Organizata Botërore e Shëndetësisë përgëzon hapa kundër duhanit dhe është e vetëdijshme për sfidat e ardhshme.

Në prag të ditës kundër duhanit, Australia shpalli një nga ligjet më të rrepta, duke hequr imazhet e markave të cigareve dhe tekstet promovuese nga paketat.

Ministrja i Australisë për Shëndetësinë, Nicola Roxon, thotë se ligji i ri do të ndihmojë në uljen e numrit të vdekjeve që lidhen me pirjen e duhanit.

"Ne do të sigurojmë që në Australi të mos ketë mbetur rrugë për kompanitë e duhanit që të reklamojnë produktet e tyre në treg, veçanërisht për të rinjtë."

Edhe shumë vende të tjera si Belgjika, Spanja, dhe Kina - kanë vendosur masa të rrepta kundër duhanit.

Organizata botërore e shëndetësisë thotë se këto masa janë ndërmarrë në falë konventës për kontrollin e duhanit, që është nënshkruar nga shumica e vendeve anëtare.

Masat kundër duhanit, si ajo në Australi, janë miratuar nga qeveritë që veprojnë në kuadër të kësaj Konventës.

Dr Thomas Frieden, Drejtor i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, beson se këto masa të qeverisë mund të shpëtojnë rreth 100 milionë jetë njerëzish në dekadat e ardhshme.

"Në përgjithësi, kontrolli i duhanit është pozitiv edhe për ekonominë e një vendi. Pa duhan, do të ketë më pak njerëz pësojnë goditje në zemër, dhe kanceri - më pak njerëz bëhen me aftësi të kufizuara ".

Konventa kundër duhanit hyri në fuqi në 2005. Më shumë se 170 vende e kanë ratifikuar atë.

Sipas OBSH-së, pirja e duhanit në Australi, Norvegji dhe Meksikë ka rënë 5 përqind që nga nënshkrimi i Konventës. Rezultatet në Uruguaj janë edhe më të mira. Doktor Frieden thotë:

"Ato që ndikojnë në kontrollin e duhanit janë shumë të qarta - taksat e duhanit, mjediset pa duhan, dhe eleminimi i reklamës së cigareve. Këto masa mund të sjellin një ndryshim të madh - në një vend si Uraguai ku dy vitet e fundit pirja e duhanit pësoi një ulje prej 25 për qind.”

Ekspertët pajtohen se mbetet ende shumë punë për të bërë. Në Kinë, për shembull, një studim i ri nga ekspertët e shëndetit publik parashikon se pirja e duhanit do të shkaktojë vdekjen e 3, 5 milionë njerëzve çdo vit për dy dekadat e ardhshme.

Doktor Frieden thotë se; "Fakti i trishtuar është se rreth një 100 milionë njerëz në Kinë që pinë duhan sot do të vdesin të rinj nga duhani. Pra Kina është vetëm në fillim të sfidës së madhe që krijon pirja e duhanit për një shoqëri."

Këtë muaj, ministria e shëndetësisë e Kinës filloi zbatimin e masave për ndalimin e duhanit në vende publike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, këtë vit, duhanit do të marrë jetën e rreth gjashtë milionë njerëz në mbarë botën, duke përfshirë më shumë se 600.000 jo-duhanpirësit të cilët do të vdesin nga tymi i atyre që pijnë duhan.

XS
SM
MD
LG