Lidhje

OBSH: Të parandalohen abortet me rrezikshmëri për jetën

  • Zëri Amerikës

OBSH: Të parandalohen abortet me rrezikshmëri për jetën

OBSH: Të parandalohen abortet me rrezikshmëri për jetën

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një nga mënyrat më të thjeshta për të ulur vdekshmërinë e nënave gjatë lindjes është duke parandaluar abortet me rrezikshmëri për jetën. Të paktën gjysma e 42 milionë grave që mbeten shtatzënë pa dashje, vendosin ta ndërpresin shtatzaninë ose duke e provokuar abortin vetë, ose nga persona të pakualifikuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan epidemi numrin e aborteve të pasigurta.

Në disa vende, mjafton të flitet për abortet dhe njerëzit ndahen në dy kampe: Ata që mbrojnë të drejtën e gruas për të ndërprerë shtatzaninë, përballë atyre që besojnë se të drejtat e foshnjës së palindur kanë përparësi ndaj atyre të nënës.

Elizabeth Meguajër është eksperte e shëndetit riprodhues. Ajo thotë se të dyja palët mund të bien dakord për një gjë: askush nuk e mbështet abortin si mënyrën më të mirë të planifikimit familjar.

“Nuk ka metodë të përkryer kontraceptive, kështu që gjithmonë do të ketë aborte dhe është e rëndësishme që abortet të jenë të sigurta në mënyrë që të shpëtohet jeta e grave”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një grua vdes çdo tetë minuta nga një abort i rrezikshëm. Në shumicën e rasteve këto gra janë të varfra dhe jetojnë në zona rurale të një vendi në zhvillim. Ato janë të reja dhe nuk kanë mbështetje.

OBSH-ja thotë se nëse përpjekjet e këtyre grave për të ndërprerë shtatzaninë dështojnë, ato i kërkojnë ndihmë njerëzve pa kualifikimet e duhura. Shpesh këto aborte janë josanitare.

Në vitin 1994, Konferenca Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin u mbajt në Kajro dhe për herë të parë raporti i konferencës i lidhte abortet e pasigurta direkt me vdekjen e nënave.

Në afro dy dekadat që nga konferenca e Kajros, të paktën 17 vende i kanë liberalizuar ligjet e abortit.

India ka një nga ligjet më të kompletuara përsa i takon së drejtës së gruas për abort. Dr. Nozer Sheriar, një gjinekolog(e), thotë se ligji u miratua për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Pavjonet e spitaleve ishin të mbushura me gra që kishin bërë aborte të rrezikshme dhe ishin infektuar dhe ato pavjone janë mbyllur. Kështu që e drejta për aborte të ligjshme ndihmon”.

Por Dr. Sheriar thotë se nuk është e mjaftueshme që t’u jepet grave e drejta për një abort pa rrezik. Një gjë e tillë duhet të vihet në dispozicion të të gjitha grave, përfshirë ato në zona të thella.

“Shumë shpesh gratë nuk mund të marrin vetë vendime, kështu që u duhet të mbështeten tek bashkëshorti, prindërit dhe familja dhe të gjithë janë të përfshirë në vendimin për abort”.

Afrika Lindore ka përqindjen më të lartë të vdekjes së nënave për shkak të ndërlikimeve nga abortet e rrezikshme. Në vitin 2005, Etiopia u bë model për vendet e tjera në rajon duke zgjeruar të drejtat e abortit.

Por edhe Etiopia ka shumë punë për të bërë që aborti i sigurt të jetë në dispozicion të të gjitha grave. Sipas një raporti, më pak se një e treta e aborteve në Etiopi kryhet në klinika dhe konsiderohen të sigurta dhe të ligjshme.

XS
SM
MD
LG