Lidhje

OBSH, telefonat celularë mund të rrisin rrezikun e kancerit

  • Zëri Amerikës

OBSH, telefonat celularë mund të rrisin rrezikun e kancerit

OBSH, telefonat celularë mund të rrisin rrezikun e kancerit

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se telefonat celularë mund të rrisin rrezikun e kancerit.

Studimi i Agjencisë Ndërkombëtare Studimore të Kancerit në OBSH tha se telefonat celularë duhen klasifikuar si shkaktar të mundshëm të kancerit, duke e vënë këtë aparat në të njëjtën kategori me pesticidet, tymin e benzinës së makinave dhe kafenë.

Agjencia tha përmes një deklarate për shtyp se ekziston një rrezik gjithnjë e më i madh për glioma, një lloj kanceri në tru, që lidhet me përdorimin e telefonave celularë dhe shtoi se studiuesit duhet të vazhdojnë kërkimet mbi lidhjen mes telefonit celular dhe rrezikut nga kanceri.

XS
SM
MD
LG