Lidhje

OBT miraton një paketë me reforma që duhet të zbatojë Rusia


OBT miraton një paketë me reforma që duhet të zbatojë Rusia
OBT miraton një paketë me reforma që duhet të zbatojë Rusia

Organizata Botërore e Tregtisë miratoi sot një paketë me reforma që duhet të zbatojë Rusia, një marrëveshje kjo që i hap rrugën anëtarësimit të vendit në organizatë, pas 18 vjet negociatash.

Negociatat përfundimtare të 153 ministrave të OBT-së për pranimin e Rusisë janë caktuar të fillojnë në dhjetor.

Reformat përfshijnë vendosjen e kufirit ndja tarifave doganore dhe një klauzolë, e cila do t’i lejonte bankat e huaja të krijonin degët e tyre në Rusi. Drejtori i Organizatës Botërore të Tregtisë paskal Remit ha se anëtarësimi i Ruisë në organiztaë do ta sillte Moskën me pozta më të forta në ekonominë globale dhe dhe do ta bënte vendin më tërheqës për
biznesin.

Miratimi për Rusinë vjen një ditë pas marrëveshjes së Moskës me Gjeorgjin, me ndërmjetësimin e Zvicrës dhe përfshin monitorimin e pavarur të gjithë tregtisë mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, përfshirë edhe rajonet e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Çështja ishte bërë pengesë për marrëveshjen sepse Tbilisi kishte këmbëngulur që Rusia të lejonte marrjen e informacionit të tregtisë edhe për dy rajonet separatiste.

Rusia mbështet këto rajone dhe Rusia dhe Gjeorgjia u angazhuan në një luftë të shkurtër lidhur me to në vitin 2008.

Shtëpia e Bardhë tha se nënpresidenti Xho Bajden përshëndeti presidentin e Gjeorgjisë Mikhail Shakashvili për marrëveshjen, duke thënë se ajo shënonte një hap historik që do të ulte tensionet në rajon.

XS
SM
MD
LG