Lidhje

Dhjetra të arrestuar nga Lëvizja "Të pushtojmë Wall Street"


Dhjetra protestues të Lëvizjes “Të pushtojmë Wall Streetin” u arrestuan sot pranë ndërtesës së New York Stock Exchange, gjatë një demonstrate me rastin e 1-vjetorit të lëvizjes. Qindra demonstrues u mblodhën sot në zemrën e distriktit financiar të New Yorkut.

Policia arrestoi disa nga protestuesit, të cilët ishin ulur në trotuarin në hyrje të Wall Street-it. Lëvizja “Të pushtojmë Wall Streetin” i bëri thirjre përkrahësve të mblidheshin sot për të ndaluar trafikun në qendër të New Yorkut, ku ndodhet distrikti financiar i qytetit.

Organizatorët thanë se demonstruesit ishin mbledhur për të çuar përpara synimin e tyre për një botë të drejtë. Lëvizja “Occupy Wall Street” filloi para një viti, si protestë kundër lakmisë së korporatave për t’u pasuruar dhe pabarazive ekonomike në Shtetet e Bashkuara. Protestat u bënë shtytje për një varg reformash, si në sistemin bankar, financimin e fushatave dhe çështje të mjedisit.
XS
SM
MD
LG