Lidhje

OCDE, Eurozona duhet të dyfishojë fondin e shpëtimit


Vendet e eurozonës duhet ta dyfishojnë fondin e shpëtimit të vendeve anëtare, sipas një organizate ndërkombëtare zhvillimi.

Në raportin e saj vjetor mbi eurozonën të botuar sot, Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, me seli në Paris, thekson se shtetet më të prekura nga kriza, mund të kenë nevojë për 1 trilion Euro ndihma gjatë dy viteve të ardhshme.

Aktualisht 17 vendet e Eurozonës kanë rënë dakort për një fond shpëtimi prej 500 miliardë Eurosh. Sekretari i Përgjithshëm i OCDE-së, Angel Gurria, tha sot se ky fond nuk është i mjaftueshëm për t’u dhënë hapësira frymëmarrjeje ekonomive në vështirësi, që ato të kryejnë reformat e duhura ekonomike, dhe ai i bëri thirrje ministrave të financave të shqyrtojnë mundësinë e shtimit të fondit në takimin e tyre të së premtes në Kopenhagë.

XS
SM
MD
LG