Lidhje

Shumica e trazirave në Ukrainë ka qenë në pjesën lindore kryesisht rusisht-folëse të vendit. Por trazirat e reja ditët e fundit - dhe vrasja e 42 aktivistëve kryesisht pro-rusë, ndodhën larg në perëndim, në qytetin e Odesës. Ky është një qytet port në Detin e Zi. Materiali në vazhdim shpjegon se Odesa është i rëndësishëm si për Ukrainën dhe Rusinë, për arsye të ndryshme.

Odesa ndodhet në jugperëndim të Ukrainës dhe me 1 milionë banorët e tij, është qyteti i tretë më i madh i vendit. Ai është rreth 700 kilometra larg nga luftimet që po zhvillohene mes forcave ukrainase dhe grupeve të armatosura pro-ruse në qytetet në rajonet lindore. Por Odessa tërhoqi vëmendjen e botës të premten, kur përleshjet në rrugë çuan në vrasjen e aktivistëve pro-rusë dhe të djelën kur protestuesit hynë me force në stacionin policor të qytetit dhe liruan disa nga demonstruesit anti-ukrainas që ishin arrestuar dy ditë më parë.

Të hënën, qeveria e Kievit dërgoi një njësi të policisë speciale për të ulur dhunën pasi arriti në përfundimin se policia në Odesë nuk ishte në gjendje, ose I mungonte vullneti për të kontrollonte trazirat.

Një ekspert i ish republikave sovjetike në Universitetin New Hampshire, profesori i shkencave politike Lionel Ingram, i tha Zërit të Amerikës se Odesa është e një rëndësie kritike, si për Ukrainën edhe për Rusinë.

"Është ndoshta porti i fundit i rëndësishëm që ka Ukraina në Detin e Zi, në fakt i porti i vetëm që ajo ka për të dalë në oqean. Kjo është e rëndësishme për Ukrainën. Eshtë gjithashtu e rëndësishme për Rusinë për arsye psikologjike dhe politike. Është një vend i rërndësishëm në lidhje me revolucionin rus. Aty ishte flota që rebeloi kundër carit."

Por profesori Ingram thotë se në qytet mund të shpërthejë dhuna, nëse qeveria e Ukrainës e humbet kontrollin.

Analisti Mark Schrad në Universitetin Villanova në Pensilvani thotë se mund të mos jetë e lehtë për Odesën të ruajë paqen pas përleshjeve të ditëve të fundit.

"Me humbjen e kaq jetëve nuk mendoj se njerëzit do ta kenë të lehtë të harrojnë e të shtrëngojnë duart. "

Përveç kësaj, thotë ai, dhuna në Odesë mund të arrijë në Trans-Dniester, një rrip i ngushtë territori në Moldavi, më në perëndim, që kërkon të bëhet pjesë e Rusisë, edhe pse bota në përgjithësi nuk e njeh këtë synim të tyre.

"Pra ka mundësi për një paqëndrueshmëri atje. Ka mendimin se Odesa është si një urë mes trazirave në lindje dhe rajonit të trazuar të Trans-Dniester në Moldavi."

Ai thotë se dhuna në Odesë mund të inkurajojë grupet pro-ruse të fillojnë trazira edhe në qytete të tjera, edhe aty ku ato janë në pakicë.
XS
SM
MD
LG