Lidhje

OECD: Ende nuk ka filluar rimëkëmbja e ekonomive të mëdha evropiane


Një raport i ri thotë se tregjet e punës në ekonomitë më të mëdha të botës së zhvilluar nuk janë mëkëmbur ende nga recesioni global që filloi në vitin 2008.

Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik tha sot se 528 milionë njerëz në moshë pune ishin të papunë në 34 vendet anëtare në fund të vitit 2011. OECD-ja thotë se kjo shifër është 2 milionë punonjës mëpak sesa në periudhën prill-qershor të vitit 2008, kur filloi kriza financiare globale.

Gjatë kësaj periudhe katër-vjeçare, OECD-ja thotë se popullata në moshë punësimi u rrit me 17 milionë njerëz, ndërsa numri i të papunëve u rrit me 13 milionë.

Raporti vjen ndërsa Bashkimi Evropian llogarit se ekonomia e 17 vendeve të bllokut të Euros do të tkurret me zero presje 3 përqind këtë vit si pasojë e krizës së borxheve. Një vit më parë, ishte parashikuar një rritje prej 1 presje 8 përqind, por ekonomia e Eurozonës ka rënë ndërsa një numër qeverish kanë vendosur masa shtrënguese për të frenuar shpenzimet.

Shefi i BE-së për ekonominë, Olli Rehn, parashikoi se recesioni do të jetë i butë dhe për një periudhë të shkurtër. BE-ja parashikon një rritje prej një përqind për vitin 2013.

XS
SM
MD
LG