Lidhje

Ohër, konferencë mbi dialogun ndërfetar dhe kulturor


Ohër, konferencë mbi dialogun ndërfetar dhe kulturor
Ohër, konferencë mbi dialogun ndërfetar dhe kulturor

Klerikë, teologë e studiues të ndryshëm janë mbledhur në Ohër të Maqedonisë në një konferencë mbi dialogun ndërfetar dhe kulturor.

Pjesëmarrësit e shikojnë dialogun si një aspekt tepër të rëndësishëm për kapërcimin evetual të problemeve apo mosmarrëveshjeve që mund të ekzistojnë. Në konferencë folën drejtues fetarë nga Maqedonia, përfaqësues nga Vatikani dhe Këshilli i Evropës si dhe autoritete të larta qeveritare maqedonase.

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se dhuna, luftërat dhe veprat kriminale vijnë si pasojë e anashkalimit të parimit të bamirësisë dhe kur dëshirat personale vihen pëpara atyre të qenieve të afërta njerëzore.

Në takim marrin pjesë, mes tjerësh drejtues të komuniteteve fetare myslimane, katolike dhe ortodokse nga Shqipëria, të komunitetit mysliman dhe katolik nga Kosova, dhe dhjetra vende të tjera botërore. Konferenca do të përfundojë të dielën kur pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët për tolerancë, paqe dhe dialog.

XS
SM
MD
LG