Lidhje

Yoshinori Ohsumi, fitues i çmimit Nobel në mjekësi


Shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi u nderua me çmimin Nobel të mjekësisë për punën e tij në autofagji, shkenca e cila merret me studimin e procesit të degradimit të qelizave dhe riciklimit të elementëve të tyre përbërës.

"Zbulimet e tij i hapën rrugën kuptimit të rëndësisë themelore të autofagjisë në shumë procese fiziologjike, si përshtatja e trupit ndaj urisë ose reagimi i tij ndaj infeksioneve," tha përmes një deklarate Asambleja e Çmimit Nobel, në Institutin Karolinska të Suedisë për dhënien e çmimit me vlerë 930 mijë dollarë.

71 vjeçari Ohsumi është profesor në Institutin Teknologjik të Tokios.

"Autofagjia ka qenë e njohur për më shumë se 50 vjet", tha Instituti Karolinska, "por rëndësia e saj themelore në fiziologji dhe mjekësi u bë e njohur vetëm pas studimeve të rëndësishme të Yoshinori Ohsumit në vitet 1990".

"Falë zotit Ohsumi dhe të tjerëve që ndoqën hapat e tij, ne tani e dimë se autofagjia kontrollon funksionet e rëndësishme fiziologjike, ku komponentët qelizorë duhet të degradohen dhe të riciklohen", thuhet në deklaratën e Institutit Karolinska.

Çmimi për fiziologji ose mjekësi është i pari nga çmimet Nobel që jepen çdo vit.

Çmimet për fizikë, kimi, paqe, ekonomi dhe letërsi do të shpallen këtë javë dhe në javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG